Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dispozitën e Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës që parashihte humbjen automatike të së drejtës për ushtrimin e avokatisë.
Sipas vendimit, kjo dispozitë binte në kundërshtim me Ligjin për Avokatinë dhe parimin e hierarkisë së akteve juridike, pasi OAK kishte vendosur kushte më të ashpra se ato të përcaktuara me ligj.




