Veza konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin, e cila ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe ushqyerjen e përditshme.
Ajo përmban rreth 6 gramë proteinë me cilësi të lartë, duke siguruar të gjitha aminoacidet e nevojshme që trupi i njeriut duhet t’i marrë përmes ushqimit.
Sipas të dhënave, vezët ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes për më gjatë, duke reduktuar urinë dhe marrjen e ushqimit në vaktet pasuese.
Ato janë gjithashtu të pasura me luteinë, një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe redukton ndikimin e dritës blu nga pajisjet elektronike.
Ndryshe nga bindjet e mëhershme, studimet e reja tregojnë se vezët nuk e bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe nuk rrisin në mënyrë të rrezikshme kolesterolin.
Po ashtu, konsumi i vezëve ndihmon në ruajtjen e masës muskulare, veçanërisht në kombinim me aktivitet fizik të rregullt.




