Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me gratë e OJQ “Pojata”, ku është diskutuar për fuqizimin e gruas, ruajtjen e traditës përmes artizanateve dhe sfidat me të cilat përballen shumë familje.
Në takim u theksuan problemet si pensionet e ulëta, barra e barnave dhe nevoja për një sistem më të fortë shëndetësor.
Osmani vlerësoi rolin e grave në shoqëri, duke theksuar se pavarësisht vështirësive, ato mbajnë familjet të bashkuara dhe kontribuojnë në ruajtjen e traditave.
“Kur një grua mbështetet, forcohet e gjithë familja dhe shteti,” u shpreh ajo.




