Federata e Futbollit e Çekisë ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Çekisë, e cila zhvillohet më 31 maj në Pragë.
Tifozët e Kosovës mund t’i sigurojnë biletat për sektorët e rezervuar F1, F2, F20, F21, A20 dhe A21. Në konsultim me menaxhimin e sigurisë, është zgjeruar kapaciteti edhe për sektorët A20 dhe A21.
Organizatorët u bëjnë thirrje tifozëve të Kosovës që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin kombëtaren në këtë ndeshje miqësore.




