Kryetari i PDK dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për një fushatë zgjedhore të ndershme, të qetë dhe me respekt mes partive politike.
Ai ka theksuar se pushteti ka përgjegjësi për të garantuar barazi në garën zgjedhore dhe se nuk duhet të përdoren resurset shtetërore për qëllime fushate, duke shtuar se kjo e dëmton konkurrencën e drejtë politike.
Hamza gjithashtu ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës në Ferizaj, duke theksuar se PDK hyn në garë me respekt për qytetarët dhe me vizion për zhvillimin e vendit.




