Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Fitore Pacollit për “mentalitetin e Skenderajt”, duke e cilësuar atë të papranueshme për një zyrtare shtetërore.
Çitaku tha se Drenica është lënë pa investime dhe akuzoi qeverinë se po mundohet të shmangë përgjegjësinë për dështimet duke sulmuar një rajon të tërë.
Ajo kërkoi përgjigje për largimin e qytetarëve, rritjen e çmimeve dhe mungesën e projekteve zhvillimore.




