Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1491 gjoba gjatë periudhës 22–28 maj 2026, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 10 aksidente me dëme materiale, 11 me të lënduar dhe 1 aksident me pasoja fatale.
Po ashtu janë shqiptuar 21 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 32 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, si dhe u është ndaluar drejtimi i automjetit 52 ngasësve.
Policia apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes për të rritur sigurinë në rrugë.




