Pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për hidratimin dhe funksionimin e organizmit. Ekspertët rekomandojnë pasurimin e ujit me fruta, kastravec dhe mente për të përfituar vitamina, minerale dhe antioksidantë shtesë.
Një kombinim me kastravec, qitro, mandarinë dhe mente mund të ndihmojë në hidratim, tretje më të mirë dhe reduktimin e fryrjeve. Po ashtu, uji me limon, kastravec dhe mente konsiderohet i dobishëm për organizmin, veçanërisht kur konsumohet në mëngjes.
Këto pije natyrale mund të kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme, duke mbështetur hidratimin dhe kujdesin për lëkurën dhe flokët.




