Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të trafikut, ku bëhet e ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 39 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 18 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka vazhduar kontrollet në komunikacion dhe ka shqiptuar gjithsej 1842 gjoba trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 7 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.




