Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur jugun e Italisë në orët e para të mëngjesit të së martës, duke zgjuar banorët nga gjumi.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në jugperëndim të Saracenës, në rajonin e Kalabrisë, rreth 32 kilometra nga qyteti i Kozencës, me një thellësi mbi 250 kilometra.
Sipas autoriteteve, lëkundjet janë ndjerë në disa zona, por deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet dhe ekspertët sizmikë po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa Italia mbetet një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktivitetit sizmik në Evropë./Sinjali/




