Ylli portugez Bernardo Silva ka marrë një ofertë surprizë nga gjiganti turk Galatasaray, sipas raportimeve të ESPN.
Klubi nga Turqia po tenton të përfitojë nga situata e kontratës së tij me Manchester City, me idenë që mesfushori 31-vjeçar mund të transferohet si lojtar i lirë.
Galatasaray thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Silvës një pagë të lartë për ta bindur që të zgjedhë Stambollin, ndonëse më herët ai është lidhur edhe me një kalim te Barcelona.
Bernardo Silva ka luajtur për nëntë vite te Manchester City, ku ka regjistruar 460 paraqitje, 76 gola dhe 77 asistime. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 27 milionë euro.




