Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku.
Prej tyre, 25 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2.225 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 17 persona. Në mbajtje ndodhen 9 persona, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




