Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka propozuar vendosjen e tarifave të reja mbi importet nga një sërë partnerësh kryesorë tregtarë, si pjesë e një hetimi për produktet e lidhura me punën e detyruar.
Sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, masa parasheh një tarifë bazë prej 10% për disa vende, ndërsa për ekonomitë e mëdha globale tarifat mund të arrijnë deri në 12.5%.
Autoritetet amerikane thonë se qëllimi i këtij vendimi është luftimi i punës së detyruar dhe rritja e standardeve në zinxhirët globalë të furnizimit.
Nisma pritet të ketë ndikim të gjerë në tregtinë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike të SHBA-së me partnerët e saj./TCH/




