Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë në largim, duke e akuzuar për bllokimin e projektit të gazsjellësit dhe rritjen e kostove të importit të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se sipas të dhënave të përmendura nga përfaqësuesja amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, shpenzimet për import të energjisë kanë qenë shumë të larta gjatë viteve të fundit, gjë që sipas tij tregon dështim në politikat energjetike.
Gjini ka theksuar se projekti i gazsjellësit me mbështetje amerikane është me rëndësi strategjike për Kosovën dhe ka premtuar se, nëse vjen në pushtet, do të punojë për zhbllokimin e tij dhe përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror.
Ai ka kritikuar gjithashtu refuzimin e disa programeve amerikane në sektorin e energjisë, duke thënë se kjo ka ndikuar në rritjen e varësisë nga importi dhe çmimet e larta të energjisë.




