Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta dhe kalimtare në disa zona.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme. Vlerat minimale pritet të zbresin deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike, fundjava do të jetë edhe më e ngrohtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites priten zhvillime lokale të vranësirave, të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.




