Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 26 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2 mijë e 132 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Sipas raportit, janë arrestuar 14 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




