Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Vllasaliu, është duke u trajtuar në spital pas një aksidenti që ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Edona, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë edhe një fotografi nga spitali dhe ka treguar se gjendja e tij është stabile dhe po rikuperohet.
Për shkak të lëndimit, Vllasaliu nuk ka mundur të marrë pjesë në një event ku ishte i ftuar të performonte.
Familja ka shprehur mirënjohje për kujdesin mjekësor dhe ka theksuar se artisti është në duar të sigurta.




