Këngëtarja Shakira ka folur për përvojat e saj të vështira personale dhe profesionale, përfshirë ndarjen nga Gerard Piqué në vitin 2022, duke thënë se ato e kanë ndihmuar të forcohet.
Në një intervistë për “People”, ajo tha se çdo sfidë sjell një mësim të vlefshëm dhe se sot e sheh veten më të fortë se më parë.
Shakira ka theksuar rëndësinë e vetëbesimit, miqësisë dhe mbështetjes nga familja dhe fansat, duke shtuar se përkundër vështirësive, vazhdon të besojë në dashuri dhe në jetën.




