Ramush Haradinaj ka votuar sot në Gllogjan së bashku me nënën e tij, Rukën.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar se përmes votimit vendoset për të ardhmen e Kosovës dhe vitet që vijnë.