Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës bashkë me familjen e tij dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë lirshëm, në mënyrë demokratike dhe sipas bindjeve të tyre politike, duke theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.
“Ne sot vendosim për të ardhmen, për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Hamza, duke falënderuar edhe mediat për përcjelljen e procesit dhe duke uruar zgjedhje të qeta.




