Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë procesit zgjedhor janë evidentuar 17 raste me elemente të veprave penale kundër të drejtave të votimit.
Sipas njoftimit, katër raste janë raportuar në Prishtinë, gjashtë në Prizren, dy në Pejë, tre në Ferizaj dhe dy në Mitrovicën e Veriut. Nga këto raste, pesë persona janë ndaluar, ndërsa dymbëdhjetë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, është bërë e ditur se më shumë se 100 prokurorë dhe pjesëtarë të personelit të sistemit prokurorial kanë qenë të angazhuar për të përcjellë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të jenë në detyrë edhe gjatë procesit të numërimit të votave dhe transportimit të tyre në qendrat komunale të numërimit.




