Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre.
Pas disa javësh spekulimesh dhe pamjeve të publikuara më herët, dyshja ka ndarë momente të përbashkëta në rrjete sociale, duke mos e fshehur më romancën.
Në postime të ndryshme në Instagram, ata shihen duke kaluar kohë së bashku, përfshirë një darkë romantike dhe imazhe nga përditshmëria, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Me këto publikime, Aurora dhe Kushtrimi kanë bërë të ditur se po shijojnë një kapitull të ri në jetën e tyre sentimentale.




