Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.
Gjatë kësaj vizite dyditore, ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë austriakë, përfshirë edhe kancelarin Christian Stocker, si dhe të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Vizita fokusohet në bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.




