Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, së bashku me delegacionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbështetja suedeze për forcimin e institucioneve të vendit.
Palët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e auditimit, me fokus në rritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, me qëllim forcimin e transparencës dhe llogaridhënies publike në Kosovë.




