Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 30 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare të Bërnjakut.
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, zyrtarët doganorë dhe policorë gjetën 25,515 euro dhe 565,060 dinarë serbë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 30,328 eurosh. Paraprakisht, personat e ndaluar kishin deklaruar se nuk posedonin asgjë për deklarim.
Sipas Doganës, shuma tejkalonte kufirin ligjor prej 10 mijë eurosh që kërkon deklarim të detyrueshëm. Si masë administrative, 25 për qind e shumës është konfiskuar, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e prejardhjes së mjeteve monetare.
Rasti është proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.






