Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një kompleksi social në Graçanicë është në përputhje me Kushtetutën.
Kërkesa e Komunës së Graçanicës është shpallur e pranueshme, por është refuzuar në themel. Gjykata ka shfuqizuar edhe masat e përkohshme që ishin vendosur më herët.
Rasti kishte të bënte me shfrytëzimin e disa parcelave për ndërtimin e një qendre për persona me nevoja të veçanta, projekt që u vlerësua si me interes publik.




