Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është realizuar transferimi i një shtetasi kosovar nga Shqipëria në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë.
Personi ishte dënuar në Shqipëri me 5 vjet burgim për trafikim armësh dhe municioni, ndërsa pas transferimit është dorëzuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës për të vazhduar vuajtjen e dënimit.
Sipas policisë, transferimi është realizuar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.




