Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar nevojën për tejkalimin e krizës politike në Kosovë dhe përparim të prekshëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se Kosova mbetet partner i rëndësishëm për Austrinë dhe BE-në, duke rikonfirmuar mbështetjen për rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Stocker ka bërë thirrje për kapërcimin e bllokadës politike dhe avancimin e reformave, si dhe për progres në dialogun Kosovë–Serbi, duke theksuar se një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet synim i përbashkët.




