Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pasdites priten reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe breshër.
Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 29 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga verilindja.