Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje që konsiderohet si momenti më i rëndësishëm i organizimit politik kombëtar të shqiptarëve në shekullin XIX.
E themeluar më 10 qershor 1878, Lidhja u krijua për të kundërshtuar copëtimin e trojeve shqiptare dhe për të mbrojtur interesat kombëtare në një periudhë vendimtare për fatin e shqiptarëve.
Nën udhëheqjen e figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, ajo u shndërrua në simbol të unitetit, rezistencës dhe përpjekjeve për liri e shtetformim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare.




