Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është renditur ndër lojtarët më me përvojë në Kampionatin Botëror, me 25 paraqitje në turne të mëdha me përfaqësuesen e tij.
Sipas statistikave të publikuara nga “Kicker”, Xhaka ka humbur vetëm një ndeshje të rëndësishme gjatë këtyre garave, atë çerekfinale të Euro 2021 ndaj Spanjës për shkak të kartonëve.
Nga Zvicra, Ricardo Rodriguez ka numrin më të madh të paraqitjeve në Evropianë dhe Botërorë, duke humbur vetëm pak minuta që nga Botërori 2014.
Mediumi gjerman thekson se Xhaka dhe Rodriguez përbëjnë bazën kryesore të përvojës së skuadrës së trajnerit Murat Yakin në turnetë madhorë.




