Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, e ka quajtur akt jokushtetues mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit dhe që bie ndesh me standardet ligjore dhe institucionale të vendit.
Lidhur me këtë, ajo shtoi se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se Kuvendi i Kosovës konstituohet vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve të tij, pa lënë hapësirë për interpretime apo shmangie procedural.
“Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se Kuvendi i Kosovës konstituohet vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve të tij, pa lënë hapësirë për interpretime apo shmangie procedurale. Mbajtja e mbledhjes së sotme të Kryesisë, në mungesë të një nënkryetari, është akt i hapur jokushtetues dhe bie ndesh me standardet ligjore dhe institucionale të vendit”, ka shkruar Deliu-Kodra.





