Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë rezultatesh në sektorin e energjisë, duke thënë se qytetarët po përballen me probleme të vazhdueshme në furnizim dhe rritje të importeve.
Ai tha se Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë dhe nuk ka ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese, si termocentrale apo centrale me gaz, gjatë viteve të fundit.
Haradinaj përmendi gjithashtu rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë dhe mungesën e investimeve në rrjetin transmetues.
Ai theksoi se gjatë mandatit të tij janë bërë, sipas tij, hapa të rëndësishëm në forcimin e pavarësisë energjetike dhe marrëveshjet ndërkombëtare në këtë sektor.




