Me datën 11.06.2026 gjatë pikës së kontrollit nga njësitë policore të stacionit policor ‘Jugu’ Mitrovicë në rrugën “Adem Voca” janë ndaluar dy vetura, ku gjatë kontrollit tek dy personat janë gjetur dy thika (flutur) të cilat janë konfiskuar si prova materiale.
Ndërsa në stacionin policor Skenderaj me datën 11.06.2026, pas marrjes së informatës për të shtëna amë zjarri në një aheng familjar, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe me urdhër të prokurorit është realizuar një kontroll, ku gjatë bastisjes është gjetur një revole me gaz.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit, me rekomandimin e prokurorit kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.




