Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani janë numëruar 174 nga 223 kuti votimi, që përbëjnë rreth 78.02% të procesit.
KQZ thekson se votat me postë janë dërguar nga mbi 100 mijë shtetas të regjistruar, ndërsa procesi i numërimit po zhvillohet në 20 tavolina në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026.




