Aktorja e njohur Angelina Jolie ka folur hapur për jetën e saj personale dhe karrierën, duke thënë se ndihet e kufizuar në Hollywood dhe se do të dëshironte të largohej nga Los Angelesi, të cilin e cilëson si një vend “sipërfaqësor”.
Në një intervistë për Wall Street Journal Magazine, fituesja e çmimit Oscar tha se, nëse do ta niste sot karrierën nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte aktrimin. Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të heqë dorë nga profesioni i saj, pasi është burimi kryesor i të ardhurave për të mbështetur familjen dhe jetesën e saj.
Jolie tha se shpreson të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia dhe se dëshiron të zhvendoset atje në të ardhmen.
“Kjo lidhet me atë që ndodhi pas divorcit tim. E humba mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm”, u shpreh ajo, duke iu referuar ndarjes nga Brad Pitt.
Ajo shtoi se planifikon të largohet nga Los Angelesi sapo t’i krijohet mundësia.




