Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Pas këtij procesi, mëngjesin e së enjtes pritet të nisë rinumërimi i fletëvotimeve në 185 vendvotime të rregullta, që përbëjnë 7.41% të tyre.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se ky vendim është marrë për shkak të problemeve të evidentuara në disa qendra komunale të numërimit, me qëllim garantimin e saktësisë së procesit.
Sipas KQZ-së, rinumërimi do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor, dhe përfshin vendvotimet që më parë janë numëruar në nivel komunal.




