Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas rrëzimit në Parlamentin Europian të një amendamenti kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Rama tha se BE, përmes Parlamentit Europian, po e vlerëson lart Shqipërinë dhe se zhvillimet në Vjosë-Nartë po keqinterpretohen nga kundërshtarët e projektit.
Ai theksoi se zonat e mbrojtura do të ruhen dhe se projektet në Zvërnec do të realizohen sipas standardeve të BE-së dhe vlerësimeve mjedisore.
Parlamenti Europian, megjithatë, ka shprehur shqetësim për ndikimin në zonat e mbrojtura dhe ka kërkuar respektim të standardeve mjedisore dhe procedurave të transparencës.




