Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të re. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, nafta do të shitet me 1.45 euro për litër, dy centë më lirë se një ditë më parë.
Benzina është caktuar me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro për litër.
Rënia e çmimeve vjen pas uljes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, zhvillim që po lidhet me zbutjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ministria ka bërë të ditur se masa e çmimit tavan për derivatet do të mbetet në fuqi deri më 4 korrik.




