Komanda Rajonale-Perëndim (RC-W) e KFOR-it, pjesë e misionit të NATO-s, ka organizuar në Camp Villaggio Italia në Pejë një takim ndërfetar me temën “Përmes zgjedhjes së dialogut, ne mund të ndërtojmë të ardhmen”.
Takimi u kryesua nga komandanti i RC-W, kolonel Federico Mora, dhe mblodhi përfaqësues të komuniteteve myslimane, ortodokse, katolike, hebreje dhe tarikateve nga zona e përgjegjësisë.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës, ndërsa të rinjtë dhe nxënësit kontribuan me reflektime dhe punime artistike mbi paqen dhe mirëkuptimin.
KFOR-i theksoi se aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e besimit dhe sigurisë në Kosovë.





