Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe AKI-në, ka realizuar një aksion antidrogë në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt pas hetimeve disa mujore.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, si dhe dy vetura dhe një kamion.
Në lidhje me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar, një shtetas i Kosovës, dy të Serbisë dhe një i Shqipërisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria pritet të kërkojë masë sigurie për vazhdimin e procedurës penale.




