Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave po vazhdon për 185 vendvotime të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Deri në orën 16:00 të ditës së enjte janë rinumëruar 102 vendvotime, ndërsa mbesin edhe 83 për t’u verifikuar. Ky proces, që përfshin rreth 7.4% të të gjitha vendvotimeve, po zhvillohet si masë kontrolli për të siguruar saktësinë e rezultateve, pas problemeve të hasura më herët në numërimin e votave të kandidatëve.
Rinumërimi pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të të gjitha vendvotimeve të përfshira.




