Aleanca ka konstituuar sot Këshillin Drejtues të saj, duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.
Gjatë takimit, kryetari Ardian Gjini u ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj dhe i ka falënderuar për angazhimin e treguar gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar nevojën për mobilizim dhe punë të përbashkët në fazën e ardhshme të konsolidimit të subjektit politik.




