Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk e ka parë deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me projektin e gazit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh i habitur me këtë qëndrim, duke e cilësuar çështjen si tejet serioze për të ardhmen e vendit. Ai paralajmëroi se pakënaqësia qytetare mund të shfaqet edhe përmes protestave.
“Kur të mbushet sheshi me protestues, do ta shihni sa serioze është kjo çështje. Dhe sheshi do të mbushet së shpejti”, ka shkruar Hoti.
Ai shtoi se, sipas tij, paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë janë minimizuar ose shpërfillur vazhdimisht nga pushteti, duke e konsideruar të papranueshme qasjen ndaj një teme që e cilësoi jetike për zhvillimin dhe sigurinë energjetike të Kosovës.




