Bisedimet e planifikuara mes SHBA-së dhe Iranit janë shtyrë, çka ka bërë që zëvendëspresidenti amerikan JD Vance të anulojë udhëtimin e tij në Zvicër.
Sipas njoftimeve, shtyrja e negociatave lidhet me zhvillimet në terren dhe kërkesat e Iranit për garanci lidhur me uljen e tensioneve në rajon.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se udhëtimi i Vance nuk do të realizohet për arsye logjistike dhe pasigurie rreth zhvillimeve të bisedimeve.
Negociatat pritet të përqendroheshin në një marrëveshje më të gjerë mes dy vendeve, përfshirë çështje të sigurisë rajonale dhe programin bërthamor të Iranit.




