Kosova dhe Estonia kanë zhvilluar Konsultimet Politike në Tallinn, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Ilir Muçaj, dhe Drejtorja e Përgjithshme për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Siiri Königsberg.
Palët shkëmbyen gjithashtu qëndrime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe situatën e sigurisë në Evropë, përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ndikimin e tij në stabilitetin evropian./EO/




