Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ka deklaruar se avancimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të jetë një nga prioritetet kryesore gjatë presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Pas takimit në Sarajevë me homologun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Elmedin Konakoviq, ai tha se Greqia do të angazhohet për të siguruar progres konkret në procesin e zgjerimit të BE-së.
Gerapetritis theksoi se Athina mbështet prej kohësh integrimin e rajonit në BE, por nënvizoi se anëtarësimi varet nga përmbushja e standardeve evropiane në demokraci, sundim të ligjit dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.




