Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Antonela Berisha, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të me një festë të organizuar në mënyrë madhështore dhe të kuruar deri në detaje.
E rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj të ngushtë, ajo ka shijuar mbrëmjen nën muzikë live, ku ndër artistët që performuan ishte edhe këngëtari Jozi.
Vëmendje të madhe në rrjete sociale ka marrë një përgjigje e Antonelës gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur nëse këngëtari Jozi kishte qenë i shtrenjtë për performancën, ajo është përgjigjur shkurt: “Dhuratë nga komandanti”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime dhe spekulime në rrjet, duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme romantike në jetën e saj private, edhe pse Antonela nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të personit të përmendur.




