Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
E.K., mashkull, 24 vjeç, i dënuar me dy (2) vite burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.




