Një grabitje me kërcënim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin mbi 2,500 euro nga një pompë derivatesh.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica”. Dy punonjësit e pompës kanë raportuar se gjatë orarit të punës në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar.
Të dyshuarit, nën kërcënimin e një thike, kanë marrë para të gatshme në vlerë prej 2,539.64 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka iniciuar rastin si “Grabitje”, ndërsa njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e autorëve




